Kushtuar muderrizit[i] Hafiz Nexhati ef. Ahmedi
Më frymëzoi babai të shkruaj një poemë për xhaxhain
Vdekja e tij thellë në shpirt e në zemër më shtrëngoi
Por në anën tjetër edhe më shumë më krenoi
Prandaj u mendova se prej nga ky bereqet[ii] buroi
Nga askund tjetër, por nga Alimi[iii] ynë më i vjetër
Më i vlefshëm, më i nderë, më i urtë e më i qetë
Hafizi[iv], hoxha,[v] vaizi,[vi] alimi[vii] shumë i ditur
Që për të pleq e të rinj kudo në këmbë janë ngritur
Muderriz[viii] Hafiz Nexhatiu, alimi[ix] i Preshevës me kaza[x]
Hafiz[xi], dijetar, mësues e ligjërues që si ai më s’ka
Muderriz[xii] e hoxhë[xiii] për të gjitha kohët e shkuara dhe tani
Që si ky njeri askujt më nuk iu dha shani[xiv] e mekami[xv]
Lindi në qytetin e Prizrenit antik, nga i ati Hafiz Ali
Në atë kohë drejtor dhe mufti[xvi], më i madhi i këtij vendi
Jetoi tre vite në këtë qytet të lashtë me frymë islamo-osmane
Por prapë u kthye në vendin e tij historinë të na e shndritë
Më 1984 nga kjo botë u nda alimi[xvii] i madh Hafiz Nexhati
Ditë e vështirë qe për Preshevën me rrethinë, dhe kudo për shqiptari
Sepse nga ata u largua një qiri me shumë dritë që kurrë nuk u fik
Andaj, populli me shumë zor e përballoi ndarjen prej këtij alimi[xviii]
Sa e thellë qe dituria e tij, lëshoi degët deri në ditët e sotme
Sepse ai mësoi nxënësit e tij varg pas vargu, katër breza talebe[xix]
U përcolli dituritë e tij shumë të thelluara që i kishte fituar
Në Medresenë Meddah[xx] e cila ishte shkolla më e forcuar
Shkolla e famshme dhe me nder, e madhja Meddah medrese
Kishte nxjerrë nga gjiri i saj shumë alima,[xxi] hoxhallarë[xxii] e vaizë[xxiii]
Sepse e kishte themeluar një hoxhë shumë i saktë dhe i përpiktë
Ataullah ef. Kurtishi që për këtë shkollë ishte mësuesi e prijësi
Atullah Hoxha ishte i njohur në popullin e tij dhe më gjerë
Sepse gjithmonë jetoi me autoritet dhe me shumë nderë
Prandaj edhe Hafiz Nexhatiun ai e pati mësuar dhe formuar
Nga ai rrezet e para të dijes hoxha ynë i pati kultivuar
Medreseja Meddah në Shkup në gjirin e saj alima[xxiv] ka futur
Më pas këta që të gjithë u bënë me famë dhe shumë u rritën
Kjo shkollë me renome si Universiteti Ez’herit[xxv] shihet fort qartë
Për këtë kishim Hafiz Nexhatinë i cili ishte dëshmi e gjallë
Aty muderrizi[xxvi] mësoi themelet e fesë, duke i klasifikuar krejt
Mësuan Kur’anin[xxvii], tefsirin[xxviii], hadithin[xxix], fikhun[xxx], usuli fikhun[xxxi] me rend
Por çfarë të habit apo të shokon krejt, e flisnin arabishten të lënin pa mend
Bisedë-shkrim e lexim që arabi kur i dëgjonte nga mendja kalonte
Kjo çudi nuk ndodhi kurrë më në histori, nuk u përsërit
Si Meddahu[xxxii] më askund nuk pati shkollë, nuk u ripërtërit
Nuk e di se pse, a thua vallë ndoshta se kjo gjeneratë mësoi
Prandaj edhe Allahu me të tillë shkollë në këtë botë i begatoi[xxxiii]
Kush dilte nxënës nga Meddahu, kurrë nuk e zinte gjahu
Ai ishte shumë i fortë në çdo aspekt, arabishten e mësonte
Me një stil të drejtë e të përsosur, lexonte librat pa u merakosur
Sepse çdo gjë e kuptonte drejt, dinte nahvin[xxxiv] dhe sarfin[xxxv] me afinitet
Hafiz Nexhatin e dërgoi babai i vet Hafiz Ali Rexhaiu
Të bëhej hoxhë me dije të lartë dhe shkencëtar i fortë për fe
Dhe në të vërtetë ashtu i doli si e planifikoi edhe ai vetë
Sepse Hafiz Nexhatiu u kthye nga aty me diplomë për ixhazet[xxxvi]
Hafiz Aliu, atë e pati edukuar siç duhet e me rregull krejt
Në moshën pesë vjeçare e mësoi të lexonte Kur’anin[xxxvii] drejt
Në dhjetëvjetshin e jetës së tij hafizllëkun[xxxviii] e mësoi rekord
Titulli i cili gjatë tërë jetës së tij do ta ndihmonte të hapërojë
I tillë ishte hafizi[xxxix], alimi[xl] apo vaizi[xli], nuk di si t’i thuash këtij njeriu
Më mësoni ju, mos vallë harrova ndonjë titull të tij të cek
Pastaj do të përgjigjem para Allahut të Fuqishëm e të Drejtë
Se është e vështirë të shkruash, të gjitha për këtë alim[xlii] t’i thuash
Madje kur shkoi në Misir[xliii], atje qëndroi një kohë të mirë
Por kur hoxhallarët[xliv] panë çfarë dijetari ju doli përballë
E urdhëruan duke i thënë mos qëndro këtu se s’ke për çfarë
Je më i ditur se ne, shko atje në vendlindje dhe një shkollë hap
Nga ne merre pëlqimin dhe menjëherë hape një universitet
Nga të gjitha anët, me dijen që të ka dhuruar Allahu mësoi talebet[xlv]
Si ti nuk ka shqiptar në Ballkan që zotëron shkenca me tamam[xlvi]
Prandaj, vazhdo punën tënde atje se ke me pas vepër të bujshme
Filloi hoxha[xlvii] nga fillimi, mblodhi nxënësit ngado që i vinin
Për ta ai shtroi në shtëpinë e tij një fole për dije, shkencë e fe
Nxënësit e tij i mësoi pa përtesë e pa shpërblim, as një lekë
E dinte tek Allahu do t’i shpërblehen e për të do të luten melaiket[xlviii]
Në shtëpinë e tij hapi një shkollë që unë e quaj Medrese-i Meddah[xlix]
Nuk ishte ndryshe se me shumë përpikmëri aty mësohej nahv[l] e sarf[li]
Mësoheshin shkencat e Kur’anit[lii], tefsirit[liii], hadithit[liv], fikhut[lv], usuli fikhut[lvi]
Mësohej shkenca më e vështirë fetare, lënda e koklavitur e faraizit[lvii]
Për hoxhën kjo nuk ishte vështirësi, ai qëndronte pa gjumë në sy
Tërë natën rrinte zgjuar me kitab në dorë, lexonte e mësonte me orë
Nuk e bënte nga dashuria e tij për të fituar para në këtë botë
Por nga dashuria dhe ideali në përhapjen e fjalës së drejtë për Zot
I tillë ishte hoxha ngase vepronte me sunnet[lviii] dhe Kur’an
Asnjëherë sytë, duart dhe këmbët e tij haram[lix] në dunja nuk panë
Jetë të tillë i mundësoi Allahu e tërë jetën nuk u nda nga kitabi[lx]
Por gjithmonë jetoi i shoqëruar nga shoqëruesi i tij hakikati[lxi]
Gjithnjë ligjëronte në dy xhami[lxii] deri në vdekje u ul në kursi[lxiii]
Në dy xhami të Preshevës, atë Atik[lxiv] dhe të renë Xhamiul Xhedidë[lxv]
Në ditën e Xhuma[lxvi] pa u ndarë gjithmonë i saktë dhe i përgatitur
Ndërsa n’Ramazan[lxvii] dy herë pas namazit[lxviii] të ikindisë[lxix] dhe para teravisë[lxx]
Ah sa ia mbaj në mend atij pamjen shumë të butë e të buzëqeshur
Me duar të buta, me mjekër, kostum e sahat për jeleku të ngjeshur
Me xhyben[lxxi] dhe shallin e tij të hoxhës[lxxii] që kurrë nga koka nuk e pati hequr
Bile e shoqëroi deri në varrin e tij kur e vendosën aty ku ka vdekur
Mua më donte shumë, gjithnjë më përqafonte me shumë mall
Prandaj edhe unë kur e përmend shkrihem, madje edhe shpesh qaj
Kur ai vdiq unë isha e vogël, nuk e kuptoja se m’u largua një njeri
Që prehri i tij për mua gjithë jetën më fali një ëmbëlsi e lumturi
Ah, Abej[lxxiii] sikur ta dija vlerën tënde ashtu siç ta di ty tani
Do të qëndroja përballë teje madje kurrë nga vendi pa lëvizur
Që të përfitoja nga dija jote shumë e thellë dhe me shumë vlerë
Të thithja atë nektar që kishe, bile një përqindësh të ma jepje
Më kujtohen nxënësit e tu kur ti i mësoje fare pa përtuar
Uleshin rreth e rrotull teje dhe dëgjonin, donin të përfitonin
Si zinxhir apo hallkë të rrethonin ty, zëri yt i butë jehonte
Atë shtëpi të vjetër në qiell si yjet për ne në tokë e ndriçonte
Por kurrë nuk e harroj kur unë vija tek ti se ti më pate thënë
Unë të kam baba, çika jote jam bërë, në jetë më ke gjithçka
Talebet[lxxiv] lëviznin nga vendi, a thua se po ju vjen presidenti
Ashtu vepronin sepse çfarë ishte e dashur për ty ata e zbatonin
Nuk ma prishje kurrë librin që ta mbaja në dorë ma jepje
Nga këndvështrimi në libër shikoje, lexoje dhe shpjegoje
Nuk kishe vështirësi nga kjo, se libri nuk ishte afër nga ti
Sepse e dije gjuhën arabe, osmane dhe turke pa asnjë komplikim
Nuk më dhimbesh për asgjë vetëm, nganjëherë ndalem e mendoj
Them sikur të kish pasur pak më shumë para[lxxv] derisa në jetë jetoi
Sepse kjo ishte sprovë për ty në jetë, nganjëherë Allahu ma heqë
Kur mendoj se si dijetar e shehid[lxxvi] ke vdekur, lirohem nga kjo krejt
Si ai më nuk e di nëse do të vijë në trojet tona në Luginë[lxxvii] e gjetiu
Çka falë Allahu, aty nuk mund ta dijë asnjëherë njeriu
Por, për një gjë jam tepër e bindur dhe do të jem deri në fund
Si ma’nevijati[lxxviii] - shpirtërorja dhe takvaja[lxxix] jote më s’ka për të pasur
Madje atje në Kajron e famshme ai takoi Shejh Mustafa Sabriun[lxxx]
Shejhu[lxxxi] që ishte nga Turqia osmane dhe me të zhvilloi debate
Mustafa Sabri Efendiu një hoxhë i madh që i dridhej Turqia
Ai ishte njeri i pasur me vlera, dije, ixhazet[lxxxii] dhe kishte hikmet[lxxxiii]
Lajmet në radio kur i dëgjonte e tërë shtëpia nga zëri gjëmonte
Dëgjonte lajme në gjuhën arabe dhe turke, gjuhët që i shkëpuste
Edhe sot e kësaj dite në mendje e në hatër më ka zënë vend
Kur buçiste në radio himni i Egjiptit me lajme lexuar me rend
Nga Lindja e Mesme ta dërgonin revistën javore Livaul Islam[lxxxiv]
Revistë që ti e porosisje dhe e lexoje me shumë vullnet e ashk[lxxxv]
Revistat e tua që i lexove, i ruajte në bibliotekën tënde i rehatove
Sepse ishe i vetmi në Ballkan që ato revista t’i sillnin nga ato anë
Një gjë e lus Allahun e Madh, të më vendosë pranë teje në Xhennet-i Adn[lxxxvi]
Sepse ti luftove për Islam tamam[lxxxvii] si alim[lxxxviii] dhe shehid[lxxxix] kurrë pa u ndalë
Në Ditën e Kijametit[xc] shtatëdhjetë pjesëtarë të familjes pranë ke për t’i marrë
Jam e bindur e kam fakt sepse nga lindja deri në vdekje luftove për Allah
Ishe i vetmi dijetar që frymove ngado që u dëgjua zëri musliman shqiptar
Musliman, veteran i dijes dhe dijetar i gjallë me më të lartë shpirtideal
Pinjoll, erudit dhe doajen i shkencës dhe diturive islame deri në Kijamet
Shejhul Islam[xci] në Anamoravë dhe kudo në shqiptari në dynja[xcii] e në Ahiret[xciii].
[i] Titulli më i lartë i Hoxhës dhe udhëheqësit fetar – islam.
[ii] Begati, dhunti Hyjnore.
[iii] Dijetar, shkencëtar i shkencave dhe i fesë.
[iv] Ai që mëson Kur’anin (librin e Allahut) përmendësh.
[v] Udhëheqës. ligjërues dhe predikues fetar Islam.
[vi] Predikues i fesëdhe shkencave në Xhami dhe në tubime fetare (mexhlise).
[vii] Dijetar, shkencëtar i shkencave dhe i fesë.
[viii] Titulli më i lartë i Hoxhës dhe udhëheqësit fetar – islam.
[ix] Dijetar, shkencëtar i shkencave dhe i fesë.
[x] Rrethinë, perfierija e qytetit, përfshirë edhe fshatrat.
[xi] Ai që mëson Kur’anin (librin e Allahut) përmendësh.
[xii] Titulli më i lartë i Hoxhës dhe udhëheqësit fetar – islam.
[xiii] Udhëheqës. ligjërues dhe predikues fetar Islam.
[xiv] Autoritet, reputacion, ngritje, peshë, famë, prestigji.
[xv] Vend, rol, vend me autoritet – ngritje.
[xvi] Udhëheqës i Institucionit fetar për një krahinë (nahije), rreth ose kaza.
[xvii] Dijetar, shkencëtar i shkencave dhe i fesë.
[xviii] Dijetar, shkencëtar i shkencave dhe i fesë.
[xix] Nxënës që vijonin mësim tek ndonjë mësues.
[xx] Medreseja (shkolla) e Meddahut, e themeluar nga Myderriz Ataullah ef. Kurtishi në qytetin e Shkupit.
[xxi] Dijetar, shkencëtar i shkencave dhe i fesë
[xxii] Udhëheqës. ligjërues dhe predikues fetar Islam
[xxiii] Predikues i fesë dhe shkencave në Xhami dhe në tubime fetare (mexhlise).
[xxv] Universiteti më i vjetër në Botë, gjendet në Kairo të Egjiptit.
[xxvi] Titulli më i lartë i Hoxhës dhe udhëheqësit fetar – islam.
[xxvii] Libri i Allahut i dërguar Pejgamberit të fundit Muhammedit .s.a.v.s.
[xxviii] Shkencat mbi komentimin e Kur’anit.
[xxix] Shkencat mbi komentimin e Hadithit – fjalës, veprave dhe punëve të Muhammedit s.a.v.s.
[xxx] Jurisprudenca Islame.
[xxxi] Bazat e Jurisprudencës Islame.
[xxxii] Medreseja (shkolla) e Meddahut, e themeluar nga Myderriz Ataullah ef. Kurtishi në qytetin e Shkupit.
[xxxiii] Dhunti, begati Hyjnore.
[xxxiv] Sintaksa
[xxxv] Morfologjia.
[xxxvi] Diplomë më e lartë që verifikonte nxënien e shkencave fetare dhe shkencore, në lëmi të ndryshme fetaro – shkencore.
[xxxvii] Libri i Allahut i dërguar Pejgamberit të fundit Muhammedit .s.a.v.s.
[xxxviii] Ai që mëson Kur’anin (librin e Allahut) përmendësh.
[xxxix] Ai që mëson Kur’anin (librin e Allahut) përmendësh.
[xl] Dijetar, shkencëtar i shkencave dhe i fesë.
[xli] Predikues i fesëdhe shkencave në Xhami dhe në tubime fetare (mexhlise).
[xlii] Dijetar, shkencëtar i shkencave dhe i fesë.
[xliii] Egjipti.
[xliv] Profesorët, mësuesit e fesë.
[xlv] Nxënës që vijonin mësim tek ndonjë mësues.
[xlvi] Në mënyrë të plotë
[xlvii] Udhëheqës. ligjërues dhe predikues fetar Islam.
[xlviii] Engjujt.
[xlix] Medreseja (shkolla) e Meddahut, e themeluar nga Myderriz Ataullah ef. Kurtishi në qytetin e Shkupit.
[l] Sintaksë
[li] Morfologji
[lii] Libri i Allahut i dërguar Pejgamberit të fundit Muhammedit .s.a.v.s.
[liii] Shkencat mbi komentimin e Kur’anit
[liv] Shkencat mbi komentimin e Hadithit – fjalës, veprave dhe punëve të Muhammedit s.a.v.s.
[lv] Jurisprudenca Islame.
[lvi] Bazat e Jurisprudencës Islame.
[lvii] Shkenca mbi llogaritjen e trashëgimisë.
[lviii] Fjala – vepra dhe puna e Resulullahut s.a.v.s.
[lix] Gjëra të ndaluar me urdhërin e Allahut xh.sh. dhe Pejgamberit s.a.v.s.
[lx] Libri.
[lxi] E vërteta.
[lxii] Vend adhurimi për myslimanët.
[lxiii] Vend në në një anë apo qosh të xhamisë ku hoxha ulet për të predikuar ligjëratën e tij fetare.
[lxiv] Xhamia e Vjetër e Preshevës e cila gjendet në pjesën antike të qytetit ne çarshi përballë komunës.
[lxv] Xhamia e Re e Preshevës e cila gjendet në pjesën e mesme të qytetit poshtë mëhallës së Dodallarëve.
[lxvi] E premte, ditë e Shenjtë e myslimanëve kur duhet të falet namazi i Xhumasë (farz – i domosdoshëm për meshkuj) dhe të mbahet ligjërata (vazi) e Hytbeja (predimi) i Xhumasë.
[lxvii] Muaj i agjërimit për besimtarët Islam.
[lxviii] Të falurit pesë herë në ditë.
[lxix] Të falurit e kohës (vaktit) të tretë gjatë ditës respektivisht pasi të ketë kaluar dielli epiqendrën e tij (zenitin).
[lxx] Namaz (falje) që e falin myslimanët gjatë muajit të Ramazanit. Përbëhet prej 20 rekateve.
[lxxi] Kostum i gjatë gjeri te gjunjtë qe veshin hoxhallarët gjatë faljes së namazit dhe gjatë mbajtjes së predikimit (vazit) në Xhami.
[lxxii] Sarëk – çallmë - shall i hoxhës i përbërë nga fesi i kuq dhe i mbështjellur me material të bardhë, që simbolizonte diturinë, ngritjen dhe bujarinë fetare.
[lxxiii] Emër që e thërrisnin familjarët e tij të ngushtë, nga turqishtja dmth vëlla i madh.
[lxxiv] Nxënës që vijonin mësim tek ndonjë mësues.
[lxxv] Të holla.
[lxxvi] Luftëtar në rrugë të Allahut, dëshmorë ose luftëtarët në rrugë të Allahut, dëshmorët e rënë për hirë të ngritjes së fjalës së vëretë të Allahut xh.sh. Lailahe il-lallah).
[lxxvii] Luginë të Preshevës.
[lxxviii] Shpirtërorja e pastër e shpirtit dhe zemrës.
[lxxix] Përkushtimi dhe besnikëria e tij ndaj urdhrave të Allahut.
[lxxx] Hoxhë dhe dijetar i shquar në Turqi që ishte i njohur me diturinë e tij në Turqi dhe gjetiu në Ballkan dhe në Shtetet Arabe si në Egjipt, ku jetoi në Kairo.
[lxxxi] Hoxha – dijetari dhe predikuesi fetar nga më të ngriturit dhe më të diturit në atë shtet dhe në botë.
[lxxxii] Diploma më e lartë për përvetësimin e shkencave fetaro - shkencore.
[lxxxiii] Urtësi.
[lxxxiv] Revistë javore fetaro – shkencore që botohej në Kairo të Egjiptit. Revistë me ndikim në shtetet Islame dhe botërore.
[lxxxv] Dashuri.
[lxxxvi] Grada ose vendi më i lartë në Xhennet ku do të qëndrojnë Pejgamberët, dijetarët, të sinqertit dhe shehidët (luftëtarët në rrugë të Allahut, dëshmorët e rënë për hirë të ngritjes së fjalës së vëretë të Allahut xh.sh. Lailahe il-lallah).
[lxxxvii] Në mënyrë të plotë
[lxxxviii] Dijetar, shkencëtar i shkencave dhe i fesë
[lxxxix] Luftëtarët në rrugë të Allahut, dëshmorët e rënë për hirë të ngritjes së fjalës së vëretë të Allahut xh.sh. Lailahe il-lallah).
[xc] Dita e Përmbytjes së çdo gjëje, kataklizma.
[xci] Hoxha – dijetari dhe predikuesi fetar nga më të ngriturit dhe më të diturit në atë shtet dhe në botë.
[xcii] Në këtë botë.
[xciii] Bota e Ardhme, Bota e Përhershme.
Yorumlar